Flash

Tabaku nxjerr 3 videot/ Si mashtroi Rama për planin e rimëkëmbjes ekonomike

Lapsi.al 29 September 2020
Tabaku nxjerr 3 videot/ Si mashtroi Rama për planin e rimëkëmbjes

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa sot ky i fundit foli për ekonominë dhe planin e rimëkëmbjes pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia. Tabaku thotë se s'ka asnjë plan rimëkëmbje në fakt, por gënjeshtra të radhës.

"Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve tvijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.  Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion", shkruan Tabaku teksa publikon edhe një video me deklarata të Kryeministrit bërë në data të ndryshme për një plan që nuk duket gjëkundi. Rama është shprehur vazhdimisht që do të ketë një plan të tillë, por edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga nisja e pandemisë, sërish jemi në kuadër deklaratash.

Sot Rama me ministrat Ahmetaj e Denaj doli në një konferencë për mediat ku foli vetëm për ekonominë dhe procesin e rindërtimit.

©LAPSI.al

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-29-at-17.36.21-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI