Flash

Mediat malazeze: Kë takoi Rama në një vizitë të fshehtë në një restorant në Tuz

Lapsi.al 29 September 2020
Mediat malazeze: Kë takoi Rama në një vizitë të

Mediat malazeze shkruajnë për një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Tuz të Malit të Zi.

Sipas gazetës "Vijesti", Rama u takua me Nik Gjeloshajn, kryesuesin e koalicionit ‘’Lista Shqiptare’’ të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Ka qenë vetë Gjeloshaj që ka konfirmuar takimin për ‘’Vijesti’’ duke theksuar se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’.

Sipas medias malazeze, takimi zgjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi. Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI