Flash

Mbërrin në Shqipëri vaksina e gripit, aplikimi nis të mërkurën

Lapsi.al 29 September 2020
Mbërrin në Shqipëri vaksina e gripit, aplikimi nis të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend”, - tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit , edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë.

Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor.

Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha ministrja.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI