Flash

Lokalet u hapën dhe brenda, por pse s'po lejohet muzika pas orës 20:00? Flet epidemiologu

Lapsi.al 29 September 2020
Lokalet u hapën dhe brenda, por pse s'po lejohet muzika pas orës

Ndonëse nga 1 tetori do të lejohet shërbimi brenda lokaleve dhe restoranteve, sërish muzika do të jetë e ndaluar pas orës 20:00. Dhe sipas epidemiologut pranë ISHP-së, Artan Simaku, nuk jemi ende gati për ta hequr këtë vendim, pasi sipas tij rrit më shumë shanset e infektimit.

“Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh me hapjen e ambienteve të mbyllura. Ne nuk infektohemi nga veshët, por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi. Jo prej muzikës, por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë fazë", tha epidemiologu për ‘Report TV’.

Sipas tij situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe e tillë dot vazhdojë edhe për javët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI