Flash

Berisha: Opozita do zhgënjejë shqiptarët nëse Rama nuk shkon për ndjekje penale

Lapsi.al 29 September 2020
Berisha: Opozita do zhgënjejë shqiptarët nëse Rama nuk shkon

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të shkojë për ndjekje penale për disa dosje.

“Pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale për disa dosje. Nëse opozita nuk përgatitet për këtë proces, ajo do të zhgënjejë shqiptarët dhe botën. Mbi Edi Ramën rëndojnë krime të shëmtuara, nga tradhtia kombëtare, deri në vjedhjet deri jashtë çdo imagjinate.

Erdhi në pushtet dhe nuk gjeti asnjë fakt, se aty i ka dosjet. Rama ka kryer krime aq të rënda në të gjitha aspektet dhe proceset e dosjet duhet të jenë disa. Çdo opozitar duhet të jetë i vendosur dhe ta ketë si objektiv që kjo fitore t’i japë dënimin e merituar që ç’bëri Shqipërinë më shumë se Enver Hoxha deri më sot.

Nëse opozita ulet periodikisht në tavolinë me një bandit si Gjiknuri, e detyruar për një arsye madhore, unë nuk di ç’t’u them për të tjetër pastaj. Unë mendoj se opozita ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këshillin politik” - tha Berisha në emisionin “Tempora” në RTV ORA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI