Flash

Shtohen pistat për vrasjen e Klevis Kapllanit, policia heton rrethin e tij të ngushtë

Lapsi.al 23 September 2020
Shtohen pistat për vrasjen e Klevis Kapllanit, policia heton rrethin e tij

Dëshmitë e rrethit të ngushtë familjar e shoqëror të Klevis Kapllanit, që u vra në Rrogozhinë, kanë bërë që policia të zgjerojë pistën e hetimeve. Miq të 33-vjeçarit u kanë dhënë hetuesve emrat e personave me te cilët Kapllani shoqërohej më shumë. Mes tyre ka edhe emra të personazheve të njohur të botës së krimit. Njëri prej tyre është dhe Emiljano Ramazani, i cili u vra në 20 korrik në Elbasan, brenda makinës së tij. Dyshimet e policisë janë se 33-vjeçari Klevis Kapllani, i njohur ndryshe edhe me emrin Bledar, mund të ketë pasur informacione lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë, pista kryesore vijon të jetë ajo e hakmarrjes për shkak të trafikut te drogës mes Italisë e Holandës. 33-vjeçari Kapllani ka qenë dy herë i dënuar në Itali për trafik droge. Klevis Kapllani u ekzekutua brenda mjetit të tij në afërsi të banesës, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, mbrëmjen e 14 shtatorit. Ndërsa trupi i pajetë u gjet nga një banor i zonës, pas disa orësh.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI