Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë apel për të mos iu dorëzuar atyre që kanë dëshirë që drejtësia të mos vihet në vend.
Kim e ka bërë këtë duke shpërndarë dhe deklaratën e ministers së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për çështjen e BKH-së dhe Gjykatën Kushtetuese.
“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, deklaron Kim.