Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi ka dhunuar fqinjen e tij, të moshuarën Pina Qamo.
Ngjarja ka ndodhur 18 shtator.
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjieokastër”, shkruan policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.