Flash

Nesër fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë/ Balluku: Tenderimi brenda vitit

Lapsi.al 15 September 2020
Nesër fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë/

Ditën e nesërme pritet të shpallet fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në fjalën e saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se siguria rrugore dhe eficenca e kostos janë dy elementët kryesore, që u nënvizuan edhe nga kompanitë.

Sipas ministres procesi i tenderimit duhet të nisë brenda këtij vitit..

Dua të them që siguria rrugore për ne është e rëndësishme. Në të dyja prezantimet kjo ishte diçka që u nënvizua nga të dyja studiot projektuese. Unë shpresoj që kur juria të kaloi edhe  në një diskurs më të thellë të merret parasysh edhe eficenca e kostos. Duhet të garantojmë sigurinë rrugore përmes një investimi që duhet të jetë eficent. Zona e Llogarasë nuk kërkon vetëm një zgjidhje infrastrukturore por edhe një zgjidhje interesante arkitekturore, duke qenë se Llogaraja është një nga pikat më të rëndësishme turistike. Është një park kombëtar i mbrojtur, që është edhe dera hyrëse për pjesën më të bukur të Shqipërisë. Juria duhet të vazhdojë punën pa prezencën tonë dhe shpresoj që të dilni me rezultat sa më shpejt. Do të na duhet të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti, procesin e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, duke iu referuar partnerëve tanë ndërkombëtare. Koha për ne është e rëndësishme. Prandaj do të kërkoja nga ana e jurisë impenjim të plotë dhe nga ana e dy konsorsjumeve për të dhënë të gjitha detajet që juria ka nevojë. Nesër do të presim emrin e fituesit dhe për ti hapur rrugë qeverisë për ndërtimin e këtij tuneli”, tha ministrja.

I pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili tha se  investimet në tunelin e Llogarasë do të ofrojë një shërbim elitar.

“Një nga polet e zhvillimit të turizmit është e gjithë riviera shqiptare, e cila duhet të jetë e mbrojtur. Aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë do të japin mundësinë që të gjitha investimet shqiptare dhe të huaja do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për zonën e bregdetit”, tha Klosi.

Të këshilluara

Kush e largoi Besën nga qeveria sipas Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli në emisionin “Real Story” në News24 edhe për largimin e Besa Shahinit si ministre arsimi në ditën e parë të vitit të...

23:17

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI