Flash

8 të proceduar në Ballsh, organizuan protestën e naftëtarëve në kohë pandemie

Lapsi.al 15 September 2020
8 të proceduar në Ballsh, organizuan protestën e

Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht 8 naftëtarë që organizuan protestën në Uzinën e naftës në Ballsh.

Kjo për shkak se në këtë kohë protestat dhe grumbullimet masive janë të ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

NJOFTIMI 

Organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhërin Nr.351 datë 29.0.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Lezhë

Lëkundje tërmeti në vetëm pak minuta më parë në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit epiqendra është 11 km nga qyteti...

13:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI