Flash

Rrahmani flet si lider i Napolit: "Objektivi vendi i katërt"

Lapsi.al 10 September 2020
Rrahmani flet si lider i Napolit: "Objektivi vendi i katërt"

Amir Rrahmani, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i transferuar nga Verona, është gati të përballet me sezonin e tij të parë me fanellën e Napolit: "Objektivi vendi i katërt? Po, shpresojmë ta kthejmë Napolin aty ku meriton të jetë", ka thënë ish-mbrojtësi i Partizanit e Veronës, që ishte blerë që në janar nga De Laurentiis por që debutimin me të kaltrit do ta bëjë vetëm në sezonin e ri.

Kosovari flet që tani si lider i skuadrës napoletani dhe përcakton edhe preferencat e tij, ndonëse është e qartë se në fund të gjithë vihen në shërbim të asaj që kërkon trajneri: "Ndihem më mirë të luaj në një linjë me katër mbrojtës. Të gjithë vitet e karrierës, me përjashtim të atij të fundit në Kroaci e këtij me Veronën, kam luajtur në linjë katërshe dhe e preferoj. Pastaj natyrisht varet nga ajo që do trajneri. Ne dëgjojmë trajnerin e japim maksimumin".

Rrahmani ka dhënë mendimin e tij edhe për blerjen e re të Napolit, Osimhen: "Është i shpejtë dhe është një sulmues i vërtetë, kërkon të bëjë gol në cdo moment. Në stërvitje duhet të bëj kujdes, por vetëm ndaj tij. Tek Napoli janë të gjithë të fortë...".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI