Flash

"Së shpejti do të shpjegojë arsyet e qendrimit": Në Argjentinë janë të sigurtë por Messi është në luftë me Ligën

Lapsi.al 4 September 2020
"Së shpejti do të shpjegojë arsyet e qendrimit":

Heshtja e Lionel Messi ka përfunduar. Pëmes të atit-menaxher, argjentinasi ka nxjerrë një komunikatë në përgjigje të asaj të La Liga në të cilën konfirmon pa vlefshmërinë e klauzolës zgjidhëse të kontratës prej 700 milionë euro, që ka rënë sipas mendimit të tij në fund të sezonit 2019/20. Asnjë hap prapa nga argjentinasi, beteja me Barcelonën vazhdon e përfshin edhe la Liga. Messi dëshiron të largohet nga blaugrana, nuk ndihet më i lidhur me kontratë me klubin e nuk është i gatshëm të paguajë klauzolën e zgjidhjes. E menjeherëshme përgjigja e Ligës spanjolle ndaj komunikatës së Messi: "Klauzola prej 700 milionë ekziston e është e vlefshme, interpretimi i tyre i kontratës është i pakundërshtueshëm". E ndërkohë, nga Argjentina janë të sigurtë: "Qendron tek Barcelona".

Rreth kampioni argjentinas prej ditësh po kërkohet një zgjidhje që mund të dakordësojë palët. Jorge Messi, i ati-menaxher i lojtarit, për të tretën ditë është në punë për të zhbllokuar situatën e pos tudion dokumentat bashkë me stafin legal. Pozicioni i Bartomeut - e rrjedhimisht i Barcelonës - për të mos e lënë të largohet është i qartë, por lamtumira duket e paevitueshme në fund të sezonit apo të atij të ardhshëm.

Beteja ligjore sapo ka nisur. Për momentin Messi nuk ndihet i lidhur me kontratë me klubin që e ka rritur, por nuk përjashtohet edhe qendrimi për një vit tjetër, duke bërë një hap prapa, për tu larguar me parametër zero në sezonin e ardhshëm. Nga Argjentina janë të sigurtë pëqr këtë opsion : "Qendron tek Barcelona dhe së shpejti do të shpjegojë edhe përse".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI