Gjermania dhe Spanja është beteja e madhe e startit të Nations League e dy kombëtaret nuk po i ulin pritshmëritë, duke dhënë një ndeshje ritmike e të ekuilibruar, kur Panzerat bëjnë diferencën vetëm në minutën e 51. Një aksion brilant nisur nga këmbët e Gundogan e finalizuar brenda zonës nga Timo Werner, që konfirmohet para portës një vrastar i vërtetë. Luis Enrique duhet të ndryshojë dicka tashmë për të rikthyer stabilitetin në rezultat.