Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Messi nuk ka akord me Barcelonën: dështon takimi mes të atit Jorge e Bartomeut

Lapsi.al 3 September 2020
Messi nuk ka akord me Barcelonën: dështon takimi mes të atit

Është mbyllur pa rezultat mbledhja mes Jorge Messi, i ati menaxher i Leos, e presidentit të Barcelonës Josep Bartomeu. Në takimin e mbajtur në mbrëmje e që zgjati rreth një orë e gjysëm, palët kanë mbetur të fortë në pozicionet e tyre: Messi kërkon të lirohet gratis nga Barça, shoqëria blaugrana kërkon ta mbajë Pleshtin e kërkon respektimin e klauzolës prej 700 milionë euro.

Përvec presidentit blaugrana, në takimin e shumë pritur i Javier Bordas, anëtar i Cda së Barcelonës, e një avokat i klubit. Për futbollistin ishin i ati Jorge, e i vëllai Rodrigo, bashkë me avokatin e familjes Jorge Pecourt. Bartomeu i ka propozuar palës tjetër rinovimin e kontratës (në skadencë në 2021) për dy sezone të tjerë, duke theksuar rëndësinë e Leos në projektin e ri të udhëhequr nga Ronald Koeman. Nga ana e tij, Jorge Messi ka kujtuar se ka kërkuar zgjidhjen e kontratës si është përcaktuar nga Barça përmes burofax-it të martën e javës së kaluar duke interpretuar se klauzola e zgjidhjes së kontratës (skaduar në 10 qershor) ishte e aplikueshme në fund të sezonit të zgjatur për shkak të pandemisë, që është mbyllur në 23 gusht me finalen e Champions League.

Jorge Messi, që ishte nisur nga Rosario dje në mbrëmje, kishte mbërritur në qytetin katalanas në mëngjes. Pasi lëshoi ndonjë koment të shkurtër për median ("Eshtë e vështirë që Leo të qendrojë tek Barça. Nuk kam folur me Pep e as të tjerë të City"), u mbyll në zyrat e Fondacionit të tij me avokatët, ku ka qendruar për orë të tëra. Pastaj erdhi takimi që u mbyll pa asgjë të re: ndeshja e shahut sapo ka filluar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI