Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

"Tre pikë me Bjellorusinë": Hysaj i karikuar pas golit të parë në Serie A

Lapsi.al 3 September 2020
"Tre pikë me Bjellorusinë": Hysaj i karikuar pas golit

Një fitore në transfertë, sidomos kundër një rivali që vlerësohet më i forti i grupit, do të bënte punë për një fillim në ritmin e duhur. Kombëtarja e Shqipërisë kërkon ta nisë në mënyrën e duhur fushatën e dytë në Nations League e për këtë është e thirrur në cështje të marrë rezultat në Minsk, gjë që për kapitenin Elseid Hysaj është e mundur: "E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë".

Pas golit të parë në Serie A, të shënuar vetëm një muaj më parë me fanellën e Napolit, mbrojtësi shkodran është i karikuar që do të kthehet të luajë me kombëtaren pas një mungese të gjatë: "U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin".

Kapiteni ndoshta nuk ka formën më të mirë, duke qenë se kampionati italian nuk ka nisur ende, por eksperienca e madhe që e ka e bind se mund të kompensojë në fushë e si ai, janë shumë në organikën në dispozicion të Rejas: "Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ekipi kundërshtar ka filluar kampionatin, ndërsa ne jo. Ne duhet të kuptojmë kur të sulmojnë e kur të mbrohemi. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike. Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren. Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol".

Në fund edhe një fjalë për shokët e shumë betejave, Basha e Mavraj që janë tërhequr nga Kombetarja: "Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI