Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Video/ "I besoj gardës së vjetër": sulmi bind, mbrojtja jo dhe aq, por Reja zbulon formacionin

Lapsi.al 3 September 2020
Video/ "I besoj gardës së vjetër": sulmi bind, mbrojtja

Pas 9 muajsh Shqipëria kthehet të luajë një ndeshje zyrtare dhe duhet ta bëjë kundër një kundërshtari që ka avantazhin e minutave në këmbë. Kampionati i Bjellorusisë ka nisur tashmë, ndërsa për shumë nga lojtarët nën urdhërat e Edy Reja vijnë nga pauza mes një sezoni të trazuar për shkak të pandemisë, në pritje për të rinisur. Në konferencën për shtyp të teknikut italian, përpara debutimit në Nations League, ky ka qenë edhe shqetësimi kryesor: "Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër".

Ndryshe nga mekanizmi mbrojtës i teknikut për të fshehur kartat, këtë herë Reja ka zbuluar formacionin, vërtetë pa emra, por duke i besuar gardës së vjetër: "Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit".

Reja ka përjashtuar Hysaj në treshen e mbrojtes (Nuk kam ndërmend ta vendos Hysaj në mbrojtje), ndërsa ka pranuar vështirësitë për ti dhënë fantazi lojës me mungesën e Memushajt: "Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol".

Sulmi është ndoshta reparti që i jep më shumë garanci teknikut, por edhe aty duhet të bëjë zgjedhje e në këtë rast nuk është e lehtë: "E kam marrë në konsideratë faktin që mund të luajë Sadiku me Cikalleshin. Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn që ka shfaqur një formë të mirë në stërvitje, shënoi 3 gola në miqësore".

Reja është gati të firmosë për 4 pikë në dy ndeshjet e para: "Do ishte rezultat i mirë të merrnim 4 pikë në ndeshje. Luajmë kundër Bjellorusisë që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin" përfundoi tekniku.

https://www.youtube.com/watch?v=ANam25Wliyw

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI