Flash

Befasia Messi, "90% qendron tek Barcelona": ja si klubi ndryshoi gjërat

Lapsi.al 3 September 2020
Befasia Messi, "90% qendron tek Barcelona": ja si klubi ndryshoi

Përmbysje e situatës: mundësitë që Lionel Messi të qendrojë tek Barcelona janë shumë të larta. A pretendojnë këtë argjentinasit e TyC Sports, sipas të cilëve, pas dështimit në takimin mes të atit Jorge e presidentit blaugrana Bartomeu, Pleshti ka vendosur të qendrojë në Camp Nou me 90%. Për Martin Arevalo, gazetarin që zbuloi i pari burofax-in me të cilin lojtari kishte lajmëruar Barcelonën për dëshirën për tu largar, "Messi po vlerëson seriozisht mundësin për të qendruar një tjetër sezon e të përfundojë kontratën. Me 90% do të qendrojë".

E dhëna është konfirmuar tashmë edhe nga i ati-menaxher i numrit 10 blaugrana. I pyetur kur ndodhej në makinë nga i dërguari i Deportes Cuatro, Jorge Messi i është përgjigjur me një "po" pyetjes nëse kapiteni ishte duke vlerësuar mundësinë për të qendruar në blaugrana edhe për një tjetër vit e pastaj të largohet me parametër zero.

Vendimi përfundimtar mund të mbërrijë që sot. Kontrata e 'Pleshtit' me katalanasit skadon në 30 qershor 2021. I ati i lojtarit, për cdo rast, është ende në Barcelonë: zhvillime të reja të 'telenovelës' pritet në orët e ardhshme. Messi, gjithnjë sipas gazetarit argjentinas, po vlerëson mundësinë të qendrojë deri në 2021, pasi drejtuesit blaugrana i kanë kërkuar favorin të qendrojë edhe një vit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI