Flash

Infeksion në këmbë për Cristiano Ronaldo: tronditet Portugalia para sfidës me Kroacinë

Lapsi.al 3 September 2020
Infeksion në këmbë për Cristiano Ronaldo: tronditet

Dy ditë nga sfida e Nations League kundër Kroacisë, në kampin e Portugalisë kanë rënë këmbanat e alarmit. Luzitanët rrezikojnë të humbasin për sfidën e rëndësishme yllin e tyre më të shndritshëm, Cristiano Ronaldon. Kampioni i Juventus, në fakt, nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e djashme për shkak të një infeksioni në një gisht të këmbës së djathtë. Lajmin e ka bërë të ditur Federta luzitane. CR7, që ka arritur vetëm të punojë në palestër, i është nënshtruar menjëherë trajtimit me antibiotik e situata klinike do të vlerësohet cdo ditë.

Portugalia kampione në fuqi, rrezikon të humbasë njeriun e saj më përfaqësues për debutimin në kompeticion, të shtunën, kundër Kroacisë. Problemi në këmbë nuk është serioz, por një sezon të gjatë përpara, nuk do të rrezikohet asgjë, kështu që CR7 mund ti duhet ta shtyjë për ndeshjen kundër Suedisë të martën 'gjuetinë' për golin numër 100 me Kombëtaren.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI