Futbolli i madh i kontinentit kthehet në fushat e lojës: pas skuadrave të klubeve është radha e Kombëtareve. Kështu, hapësira është e gjitha për ndeshjet më të mira të edicionit të dytë të “UEFA Nations League”.
Ka mbërritur tashmë në edicionin e dytë “Nations League”, kompeticioni që zhvillohet cdo dy vjet e që përfshin të 55 kombëtaret anëtare të UEFA-s, të shpërndara në katër divizione, A, B, C e D. Tre të parat (A, B e C) kanë një organikë prej 16 skuadrash të ndara secila në 4 grupe, ndërsa Divizioni D sheh shtatë skuadra, të ndara në dy grupe, një me katër e një me tre skuadra.
E pagëzuar si Champions i kombëtareve, turneu vë në lojë, përvec titullit të kampionit të UEFA Nations League, dy vende për playoff të Botërorit 2022 në Katar. Edicionin e kaluar triumfoi Portugalia e Cristiano Ronaldos, ndërsa tani nis gjithcka nga e para.
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 4
20:45 Germany ? - ? Spain
20:45 Ukraine ? - ? Switzerland
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 3
20:45 Russia ? - ? Serbia
20:45 Turkey ? - ? Hungary
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 4
20:45 Bulgaria ? - ? Ireland
20:45 Finland ? - ? Wales
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 3
20:45 Moldova ? - ? Kosovo
20:45 Slovenia ? - ? Greece
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE D GROUP 1
18:00 Latvia ? - ? Andorra
20:45 Faroe Islands ? - ? Malta