Flash

Presidentët e Superiores në Minsk: Duka tregon arsyen e ftesës për krerët e klubeve

Lapsi.al 3 September 2020
Presidentët e Superiores në Minsk: Duka tregon arsyen e ftesës

Delegacioni i Kombëtares së Shqipërisë që ka udhëtuar në Minsk, për debutimin e kuqezinjve kundër Bjellorusisë në Nations League ka patur edhe 10 emra më shumë: ato të presidentëve të klubeve të Superiores, që kanë marrë një ftesë nga numri 1 i FSHF-së Armand Duka. Në një intervistë për RTSH Sport në Bjellorusi, presidenti i FSHF-së ka sqaruar edhe arsyen e ftesës: "Unë i kam ftuar të gjithë presidentët e Superiores. Kemi kaluar një vit të vështirë, si në Shqipëri dhe në futboll. E kemi kaluar së bashku. Ky ishte destinacioni jonë i parë dhe ata e pranuan me kënaqësi. Nuk do të kemi tifozë do të kemi drejtuesit e futbollit shqiptar. Ata kanë diskutuar, kemi vizituar Minskun. Kanë diskutuar dhe për problemet e tyre dhe për krijimin e Ligës së Re. Uroj që t’i gëzojmë ne nga këtu tifozët shqiptarë”, tha Duka.

Drejtuesit e Federatës këtë herë janë treguar dinakë, ndoshta të djegur nga rastet e Kabashit apo Rashicës, që refuzuan kuqezinjtë për një kombëtare tjetër. Kështu, luajnë apo jo për Çepelen, 17 vjecarin e Inter e Armando Brojën 18 vjecarin e Chelsea e të huazuar tek Vitesse ka ardhur grumbullimi, që i bën ekskluzivisht lojtarë të Shqipërisë: "Çepele është aktivizuar me moshat e Italisë. Nuk ka qenë i dyzuar. Pa asnjë dyzimi ka thënë që do të luajë me Shqipërinë. Menjëherë ka pranuar që t’i bashkohet me Kombëtaren A".

Në fund Duka ka bërë edhe një kërkesë, duke shkuar madje më larg se tekniku Reja në konferencë për shtyp: "Unë dua 6 pikë dhe ne i meritojmë 6 pikë, por mund të dalim edhe me 0 pikë. Le të marrim ato që meritojmë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI