Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Video/ Gjermania befasohet mes polemikave në minutën e 5 nga katër shtesë: Rusia tris Serbisë

Lapsi.al 3 September 2020
Video/ Gjermania befasohet mes polemikave në minutën e 5 nga

Gjermania befasohet në fund, Spanjë buzëqesh me pikën në Sttugard, ndërsa Serbia 'rrihet' paq nga vëllezrit e mëdhenj të Rusisë. Nations League nis në mënyrën e duhur, edhe pse e gjithë vëmendja ishte përqendruar në supersfidën mes Gjermanisë e Spanjës. Dy kombëtaret nuk i ulën pritshmëritë, duke dhuruar një ndeshje ritmike e të ekuilibruar, ku u duk se Panzerat mund të bënin diferencën me golin e sulmuesit të ri të Chelsea Timo Werner.

Në fakt në minutën e 51, skuadra e Loë ndërtoi një aksion brilant, nisur nga këmbët e Gundogan e finalizuar brenda zonës nga Werner, që konfirmohet para portës një 'vrastar' i vërtetë. Luis Enrique duhet të ndryshonte dicka tashmë për të rikthyer stabilitetin në rezultat dhe e bën me katër debutuesit e tij Gaya, Ferran Torres, Merino e Ansu Fati. Pikërisht 17 vjecari me origjinë nga Guinea arrin të shënojë dy herë në portën e Trapp, por asnjë të vlefshëm, deri kur Gaya në minutën e 95, kur ishin dhënë vetëm 4 shtesë, shënoi barazimin, duke i befasuar gjermanët që u kapën me kohën e tepërt të lejuar nga Orsatto.

Në ndeshjet e tjera spikati fitorja e thjeshtë 3-1 e Rusisë përballë Serbisë, ndërsa po për Grupin B3 Hungaria befason Turqinë në shtëpi. Paqe në dy ndeshjet e grupit C3 ku Moldavia e Kosova, ashtu si edhe Sllovenia e Greqia ndajnë pikët, ndërkohë që në B4 Uellsi godet në Finlandë, duke marrë kryesimin e grupit, pas barazimit të Bullgarisë me Irlandën.

REZULTATET E MBREMJES

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 4

Germany 1 - 1 Spain

Ukraine 2 - 1 Switzerland

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 3

Russia 3 - 1 Serbia

Turkey 0 - 1 Hungary

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 4

Bulgaria 1 - 1 Ireland

Finland 0 - 1 Wales

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 3

Moldova 1 - 1 Kosovo

Slovenia 0 - 0 Greece

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE D GROUP 1

Latvia 0 - 0 Andorra

Faroe Islands 3 - 2 Malta

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI