Flash

I duhet vetëm një pasaportë: Suarez tek Juventus është i destinuar, foto bën xhiron e botës

Lapsi.al 3 September 2020
I duhet vetëm një pasaportë: Suarez tek Juventus është
Suarez me Juventus duket se ka përmbyllur gjithcka, ose më saktë gati gjithcka, sepse ka një problem të vogël që uruguajani mund ta zgjidhë. Motivi është i lidhur me dokumentat e Suarez, uruguajan 100%, por me mundësinë për të marrë edhe atë komunitare falë gruas italiane. Një mundësi, sepse Suarez nuk i ka nisur kurrë praktikat për ta bërë as për tu bërë qytetar italian e as për të marrë shtetësinë spanjolle, që merret me një kontratë pune prej më shumë se dy vjetësh në Spanjë. Në këtë momento, Suarez është 100% ekstrakomunitar e në këtë merkato verore Juventus i ka zënë dy vendet në dispozicion me Arthur (Brazil) e McKennie (SHBA). Për të luajtur në Serie A, Suarez duhet të bëjë një kërkesë në Konsullatën italiane të Barcelonës deri sa pozicioni i tij të ekzaminohet, ose në shtetin spanjoll për të marrë shtetësinë për arsye pune. FOTO QË BËRI TIFOZËT TË ËNDËRROJNË Një foto e "vogëlushit" Matthijs de Ligt me sulmuesin uruguajan në kohët e Ajax po bën xhiron e ëeb. Duket si një shaka e fatit, që dy protagonistët të jenë shokë skuadre.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI