Flash

Kontrata e Messi lë të hapur skenarët: ja përse Barcelona e Pleshti duan të shmangin betejën ligjore

Lapsi.al 30 August 2020
Kontrata e Messi lë të hapur skenarët: ja përse Barcelona e

Zgjedhja e Messi për të mos u prezantuar në testet mjekësore të parashikuara sot në mëngjes (pritej në 10,15 por nuk mbërriti, duke aplikuar vendimin që kishte komunikuar dje) e për të mos marrë pjesë në seancën e stërvitjes nesër, është një sinjal i qartë se të gjithë shpresat e Barcelonës për të rregulluar raportin janë mbytur përballë bindjes së lojtarit, që sipas "Cadena Ser", ka një siguri: klauzola e zgjidhjes së kontratës nuk vlen për të, kështu që klubi që do ta marrë duhet të mendojë vetëm për pagën stratosferike për argjentinasit.

Motivi është i thjeshtë. Messi në 2017 ka firmosur rinovimin e tij të fundit, me të cilin zgjaste raportin me katalanasit për tre sezone. Kishte pastaj edhe një opsion për një të katërt, që ishte ky që sapo u mbyll. Në rast të prishjes së kontratës përpara kësaj të fundit, do ishte i detyruar të paguante klauzolën, e nëse thyerja ndodhte më vonë, ky detyrim do të zhbëhej.

Ja përse Leo nuk e ka problem të mos ndjekë detyrimet e klubit: sepse pretendon se nuk ka më lidhje me Barçan. Natyrisht nuk ndajnë të njëjtin mendim drejtuesit katalanas. Stafi i Messi, kërkon të evitojë një betejë ligjore me rezultate të paqarta e pikërisht për këtë arsye kampioni argjentinas dëshiron të takohet me Bartomeun për të krijuar një dalje miqësore në divorcin më të pabesueshëm të dekadës. Presidenti katalanas, përvecse është i bindur se Messi e ka gabim në lidhje me klauzolën, nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë me lojtarin e stafin e tij nëse argumenti nuk është rinovimi i kontratës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI