Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Italia kërkon ekstradimin e "Xhaxhait" të Ndraghetas

Lapsi.al 25 August 2020
Italia kërkon ekstradimin e "Xhaxhait" të Ndraghetas

Italia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si ‘’Xhaxhai’’ pasi në korrik u arrestua për 20 kg kokainë në Spanjë.

Sejdinaj është etiketuar si përfaqësuesi i ‘’Ndrangheta-s’’, organizatës së famshme mafioze në Itali, për Ballkanin dhe Shqipërinë por edhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Bellocco”

Kërkesa për ekstradim ka arritur dy ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë, njoftoi news 24. Ministria ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit duhet t’ia japë prokurorit përkatës, që duhet t’ia dorëzojë Gjykatës për të marrë vendimin.

Vetë Bujar Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.

Ai u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI