Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Merkel ultimatum Putinit: Të gjenden ata që helmuan Navalnin

Lapsi.al 24 August 2020
Merkel ultimatum Putinit: Të gjenden ata që helmuan Navalnin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje Rusisc që të hetojë helmimin e kritikut të presidentit rus Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndërshkimin e autorëve.

Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.

“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.

Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se “ai nuk ishte helmuar”.

Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.

Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por “nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij”.

Të këshilluara

Gjendet vajza shqiptare e zhdukur në Greqi

27-vjeçarja shqiptare e humbur disa ditë më parë në Greqi është gjetur. Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve u raportua e zhdukur nga familjarët në 12 gusht n...

20:28

Sherr me thika në Pogradec, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur në Pogradec. Burime nga policia e këtij qyteti u shprehën se kanë marrë njoftim për 1 të plagosur në fshatin Zagorçan, por ende ...

17:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI