Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

BE dënon helmimin e Aleksej Navalny: Presim faktet! Të gjenden përgjegjësit

Lapsi.al 25 August 2020
BE dënon helmimin e Aleksej Navalny: Presim faktet! Të gjenden

Bashkimi Europian ka dënuar helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny pas konkluzioneve të spitalit në Berlin ku ai po kurohet.

Helmimi i opozitarit rus, dyshime se u përdor e njëjta substancë si për eliminimin e agjentit Skripal 

Zv.Presidenti i KE, Josep Borrell thotë se Rusia tashmë duhet të fillojë një hetim të pavarur dhe transparent për rastin e helmimit të Navalny.

Ai shkruan se populli rus dhe bashkësia ndërkombëtare po presin për faktet që fshihen mbas këtij helmimi.

Po ashtu Borrell i kërkon Rusisë të nxjerrë dhe të ndëshkojë përgjegjësit që mund të kishin çuar në vdekjen e Navalny.

DEKLARATA E JOSEP BORRELL 

Rezultatet paraprake të testit nga spitali Charité – Universitätsmedizin në Berlin tregojnë se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ishte helmuar gjatë qëndrimit në Siberi. Ne i jemi mirënjohës stafit Charité – Universitätsmedizin Berlin për trajtimin e tyre ndaj z. Navalny dhe i urojmë atij një shërim të shpejtë dhe të plotë.

Bashkimi Evropian dënon me forcë atë që duket se është një përpjekje për jetën e Z. Navalny. Është e domosdoshme që autoritetet ruse të fillojnë një hetim të pavarur dhe transparent mbi helmimin e z. Navalny pa vonesë. Populli rus, si dhe bashkësia ndërkombëtare, po kërkojnë faktet që fshihen nga helmimi i z. Navalny. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës.

Të këshilluara

Gjendet vajza shqiptare e zhdukur në Greqi

27-vjeçarja shqiptare e humbur disa ditë më parë në Greqi është gjetur. Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve u raportua e zhdukur nga familjarët në 12 gusht n...

20:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI