Flash

Policia Rrugore jep shifra rekord: Rreth 2 mijë ndëshkime në 48 orë

Lapsi.al 20 August 2020
Policia Rrugore jep shifra rekord: Rreth 2 mijë ndëshkime në 48

Në 48 orët e fundit gati dy mijë drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor janë ndëshkuar.

1129 drejtues mjetesh janë kapur për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore. 1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Çfarë thotë policia 

Në të gjithë vendin, duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke ju pezulluar lejet e drejtimit.

Nderkohe, 19 drejtues mjetesh u ndeshkuan për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç).

Po gjatë ketij operacioni, 48 orët e fundit janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

201 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

73 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera. Plani operacional vijon, ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e profesional.

#KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret

#PoliciaAleatiYtPerSiguri

#BashkepunoEdheTi”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI