Flash

Takimi i 2 shtatorit në SHBA, Haradinaj: Shkojmë për marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Lapsi.al 20 August 2020
Takimi i 2 shtatorit në SHBA, Haradinaj: Shkojmë për

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se më 2 shtator mund të ketë marrëveshje finale Kosovë- Serbi, me njohje reciproke në kufijtë ekzistuesë.

Haradinaj thotë se me këtë qëllim po shkon Kosova në takimin e Uashingtonit.

Më tej ai thotë se nëse ka përparim atëhere edhe me kaq Kosovë mund të jetë e kënaqur për të vijuar dialogun.

“Po për çka po shkojmë në Uashington?’ Po shkojmë për marrëveshje, për njohje reciproke në kufi ekzistues. Nëse rrethanat e sjellin këtë marrëveshje, po shkojmë për këtë marrëveshje, por nëse ka përparim, marrim edhe përparimin cilido qoftë ai”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për REL.

Takimi i 2 shtatorit do të jetë i pari me ndërmjetësimin e SHBA pas rifillimit të dialogut, i cili u ndërpre për 2 vite pikërisht nga taksa 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake të Ramush Haradinajt.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI