Flash

Policia procedon dy mjekë në Shijak për vdekjen e pacientes 36 vjeçare

Lapsi.al 20 August 2020
Policia procedon dy mjekë në Shijak për vdekjen e pacientes 36

Vdekja e 36 vjeçares nga Shijaku, Margarita Keci mbetet mister. Ajo ka shkuar tre herë në qendrën shëndetësore të zonës dhe mjekët e kanë kthyer në shtëpi

Tanimë, ata akuzohen nga policia se nuk kanë kryer terapinë e duhur ndaj pacientes.

Gruaja pavarësisht se ka shkuar tre herë pranë qendrës shëndetësore, mjekët sipas familjarëve nuk i kanë dhënë shumë rëndësi.

Më pas, ajo është transferuar në spitalin e Durrësit. Atje i është bërë një skaner dhe vizita, por ka ndërruar jetë brenda dy orësh, pa e kuptuar se nga çfarë vuante. Margarita Keçi kishte dhimbje kraharori dhe koke.

Ata thonë se mjekët e zonës i kanë bërë serume por gjendja e saj është përkeqësuar. Mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI