Flash

“Dosja 339, thesar i pazbuluar”- Bardhi: ‘Llukashenko’ i Tiranës është duke drejtuar me Niçet e krimit të organizuar

Lapsi.al 20 August 2020
“Dosja 339, thesar i pazbuluar”- Bardhi: ‘Llukashenko’ i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Bazmend Bardhi në një postim në facebook e ka konsideruar dosjen 339, një thesar ende të pazbuluar.

Sipas Bardhit, “dosja 339 lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës”.

Teksa e ka quajtur kryeministrin ‘Llukashenko’, Sekretari i PD-së thotë se “Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës.”

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.

Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kishte qenë edhe më e thellë.

Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.

Kaq sa është bërë publike nga një dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysëm, është vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës.

Të këshilluara

Sulmohet ambasada turke në Athinë

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të a...

18:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI