Flash

Hodhi foshnjën e pajetë/ Nëna tregon në polici se nuk kishte para për funeralin

Lapsi.al 18 August 2020
Hodhi foshnjën e pajetë/ Nëna tregon në polici se nuk kishte

Trupi i pajetëi një foshnjeje u gjet e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen "Ali Demi" mbrapa marketit të vjetër.

"Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruajtur seksi mashkull", deklaroi njëra nga banorët e zonës për Report Tv. Bebja kishte lindur i vdekur në muajin e 7 të shtatzanisë dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nëna e foshnjës së pajetë është identifikuar 32 vjeçarja me iniciale H. M.

Pasi u shoqërua në polici, e ëma e foshnjes ka deklaruar se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj e ka lënë atë në koshin e mbeturinave.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI