Flash

Pse kërkoi Rama takim me Lukashenkon në Bjellorusi

Lapsi.al 17 August 2020
Pse kërkoi Rama takim me Lukashenkon në Bjellorusi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi. Shkak për këtë është roli që ka ai si Kryetar i Zyrës së OSBE-së, një rol që po tenton ta shfrytëzojë për të zgjidhur situatën e krijuar përmes dialogut. Pas zgjedhjeve të fundit që nxorrën fituese Lukashenkon më thuajse 80% të votave, në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta masive dhe Lukashenko duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë opozitës.

Në deklaratën e OSBE-së shprehet shqetësimi për dhunën ndaj protestuesve, ndalimeve dhe torturave dhe keqtrajtimet të pretenduara, ndërsa sqarohet edhe arsyeja e një takimi të mundshëm me Edi Ramën.

“Ne ritheksojmë shqetësimet tona për sjelljen e zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe përdorimi jo proporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e përhapura dhe torturat dhe keqtrajtimet e supozuara nga forcat e sigurisë.

Një dialog i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar.

Prandaj, një ofertë zyrtare është paraqitur në qeverinë e Bjellorusisë për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde – të takohet me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial", shkruhet në deklaratën e OSBE-së.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI