Një postim i tillë u prit me reagime të shumta nga qytetarët grekë, të cilët e quajtën provokim. Sipas tyre, në vend që të bëjë postime duke komentuar polemikën Turqi-Greqi për Mesdheun Lindor, është e papranueshme që të bëhen referenca të tilla për popullin grek. Në komentet e tyre, ata kërkuan dorëheqjen e ambasadorit gjerman.
"Është turp të ndash një postim të tillë për një vend që ju mirëpret, në një kohë të tillë që po kalojmë", ishte një nga komentet e qytetarëve grekë"Ali Pasha, Ottoman governor aka Lion of Ioannina, tried to create an independent state in Epirus. He failed and was killed. His headless body was buried here. In another story, he had 18 local maidens drowned because they refused to join his harem. pic.twitter.com/ospc7ZQ1gZ
— Ernst Reichel (@ReichelErnst) August 16, 2020
Pas reagimeve të shumta, Ambasadori Reichel shpërndau një postim të ri, "Të dashur urryes, çfarë është ajo që ju mërzit aq shumë këtu? Që unë simpatizoj Ali Pashën, i cili u ngrit kundër Perandorisë Otomane? Apo që unë nuk e simpatizoj? Dhe çfarë lidhje ka historia e Ali Pasha me atë që po ndodh sot?"
Dear haters, what upsets you here: That I sympathize with Ali Pasha, who rebelled against the Ottomans? Or that I don’t sympathize with him? And what has Ali Pasha to do with today’s situation?
— Ernst Reichel (@ReichelErnst) August 16, 2020