Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Të gjithë në Presidencë, përveç Ramës/ Meta ironi: Ndjesë, por kushtet e pandemisë...

Lapsi.al 17 August 2020
Të gjithë në Presidencë, përveç Ramës/ Meta

Në ceremoninë e nderimit të Rexhep Meidanit në Presidencë nuk munguan as bashkëpuntorët dhe as kundërshtarët e tij politikë. Ishte aty Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Skënder Gjinushi, madje edhe Hashim Thaçi që nuk e humbi ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e jashtme të presidencës. Mungonte kryeministri Rama, që nuk dihet nëse ishte ftuar nga Presidenca apo prania e tij nuk ka qenë e mirëpritur.

Gjithsesi, "mungesat" në ceremoni Meta i përmendi pasi i kishte akorduar Mejdanit dekoratën e "Flamurit Kombëtar".

"U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë" u shpreh presidenti duke e lënë të paqartë mospraninë e kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI