Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Çmenduria në Kakavijë/ Gruaja niset në këmbë drejt kufirit: Atje na thonë shqiptarë, këtej na thonë grekë!

Lapsi.al 15 August 2020
Çmenduria në Kakavijë/ Gruaja niset në këmbë

Thirrje të dëshpëruara e shpërthime jo pa shkak të qytetarëve që presin prej dy ditësh në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë. Një qytetare e ka lënë pas bashkëshortin dhe ka nisur rrugën drejt pikës kufitare më këmbë.

Ajo thotë se është e vetmja që punon dhe i duhet të kthehet sepse nuk mund të rrijë në karantinë pasi humb punën.

Si shumë të tjerë dhe ajo tha se ka ardhur për tre ditë për të bërë pasaportën dhe pranon më mirë të vdesë.

“Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën për tre ditë, e kam paguar ta marr sa më shpejt. Ai shtet andej nuk më do pa pasaport. Si të veprojmë? Kemi shtet apo jo. E lashë burrin tim atje poshtë dhe po eci. Nuk e di ça jemi shqiptarë apo grekë. Andej na shfrytëzojnë si shqiptarë, këtu si grekë. Jemi të papunë, nuk kemi lekë të paguajmë vaksinën dhe andej dhe këtej. Na pyesin a të ka dhënë ndihmë shteti, një shishe ujë është ndihma e shtetit? Unë jam grua ku do vete të urinoj? Jam me perioda ku do shkoj të ndërrohem këtë thuaji shtetit. Është bërë rruga hale. Kemi shumë frikë po çfarë do bëjmë. Largojmë frikën për arsye se nuk kemi. Se duhet të na mbajë shteti këtej për të bërë vaksinat. Do vazhdoj rrugën, do pranoj të vdes çfarë do bëj. Më mirë të vdes se sa të jetoj. Andej nuk jetoj dot, këtu jo, kërkoj vdekjen e jetës sime. Vetëm unë punoj, burrin e kam pa punë, jam e detyruar të kaloj sepse do më ndjekin nga puna, do më fusin në karantinë. Këtu nuk kam lekë të paguaj karantinën, si të veproj të më thotë shteti mua. A ka shtet apo jo? Vini na kërkoni vetëm vota, atëherë bëhet i mirë shteti. Njeriu kërkon vdekjen. Ndodhi aksidenti për hiçgjë. Do mendojnë që e kishte të shkruar, jo. Ai fëmijë u gdhi këtu dy ditë rresht dhe erdhi puna donte të kalonte të urinonte andej, një pakujdesi e ambulancës i iku jeta fëmijës. Si vepron ai prind, ai shtet. Ka shtet apo jo? Për atë të dalë Rama këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria e qytetit, si jeton populli”, thotë gruaja.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI