Flash

Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës, mesazhi i fortë: Mbro natyrën

Lapsi.al 8 June 2026

Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen me pjesëmarrje akoma më masive, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtare në të cilën bën thirrje për mbrojtën e natyrës.

Edhe pse kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit dhe ai i Sazanit, protestuesit kanë vendosur një sërë kushtesh, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e projekteve që cenojnë natyrën si në Zvërnec apo dhe paktën e maleve, të cilën e konsiderojnë si shitje të pasurisë së shqiptarëve. 

Në mesazhin e tyre, delegacioni i BE ka bërë thirrje që institucionet të mbrojnë natyrë sa janë në kohë.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.  Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh.   Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thekson delegacioni i BE.

Të këshilluara

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI