Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Çfarë ndodh në vjeshtë?/ Manastirliu: Dyfishojmë testet për covid!

Lapsi.al 17 August 2020
Çfarë ndodh në vjeshtë?/ Manastirliu: Dyfishojmë

“Duke filluar nga muaji Shtator, kapacitetet e testimit do të rriten me dy herë, duke shtuar ekipet e terrenit, infrastrukturën e nevojshme dhe kapacitetet laboratorike”, kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, teksa ka prezantuar masat për hetimin epidemiologjik të virusit për periudhën vjeshtë-dimër.

Manastirliu tha se po zgjerohen akoma më shumë kapacitetet, duke filluar nga muaji Shtator.

“Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, tha Manastirliu.

Në prezantimin e planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve të testimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashtroi fuqizimin e disa elementëve të rritjes së survejancës, testimit, gjurimitt dhe kapaciteteve laboratorike.

“Do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe në bashkëpunim me sektorin jopublik”, tha Manastirliu.

Duke filluar nga muaji Shtator do të rriten me 30% edhe stafet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve në terren. Si dhe do të shtohet flota e dedikuar e Njësive Lëvizëse, me 12 njësi të reja për hetimin epidemiologjik në terren.

Gjatë prezantimit të masave për vjeshtë-dimrin, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të të gjithë grupeve të rrezikuara me disa herë.

“Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën aktuale, Manastirliu tha se Shqipëria vijon të ketë tregues më të qëndrueshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Nëse shohim edhe situatën e dy javëve të fundit, Shqipëria është ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve pozitive dhe të fataliteteve në rajon, por këto janë bilance që nuk duhen bërë në mes të luftës. Ajo çka na ka mësuar kjo pandemi është se këto bilance kanë një konstante dhe ajo është përgjigjja e qytetarëve për zbatimin e masave”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Duke theksuar se sistemi shëndetësor po përgatitet me një strategji të përcaktuar, që nga parandalimi, testimi, gjurmi e hetimi epidemiologjik e deri të rritja e kapaciteteve spitalore në përgjigje të situatës së pritshme në vjeshtë – dimër, Ministrja kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur, përhapjen e infeksionit.

Gjatë prezantimit të strategjisë së testimit dhe hetimit epidemiologjik, Ministrja Manastirliu ka vlerësuar mbështetjen e partnerëve të USAID dhe OBSH për sigurimin e 12 Njësive të Lëvizshme që i shtohen kapaciteteve aktuale për gjurmimin, testimin dhe hetimin epidemiologjik, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI