Flash

Vrasja e 23 vjeçarit në Shkodër/ Sherri nisi për vendin e parkimit

Lapsi.al 18 August 2020
Vrasja e 23 vjeçarit në Shkodër/ Sherri nisi për vendin e

Sherri që i mori jetën Gledis Krajës në Shkodër, nisi për parkimin e një kamionçine në lagjen ‘Qafëhardhi’ dhe perfundoi me vrasjen aksidentale të 23-vjeçarit. Autori i krimit është Stjuart Smakaj i cili është arrestuar nga FNSH-ja. Në momentin e arrestimit, Stjuart Smakajt iu gjet edhe arma me të cilën kreu vrasjen.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe babai i Stjuart Smakajt, i cili dyshohet se i ka ndihmur për t’u larguar.

Gjithçka nisi kur autori i dyshuar i vrasjes Stjuart Smakaj u konfliktua me shoferin e kamionçinës që i solli mobiljet që ai vetë kishte porositur.

Situata është përkeqësuar kur në debat është përfshirë edhe pronari i mobilerisë.

Viktima, Gledis Kraja ka shkuar në përkrahje të shokut të tij Smajes, i cili në një moment është larguar për t’u rikthyer me një kallashnikov në dorë.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë në polici se shoferi i kamionit dhe pronari i mobilerisë janë larguar me shpejtësi me makinë, kur panë Smajen të armatosur.

Ai qëlloi me breshëri automatiku duke lëshuar 18 plumba drejt tyre. Fatkeqësisht një plumb ka goditur pranë qafës edhe shokun e tij Gledis Kraja, i cili ndodhej në një automjet të llojit Ford.

Viktima Gledis Kraja dhe autori Sebastian Smakaj ishin të dy sportistë. Kraja merrej me futboll ku ka luajtur në ligat amatore, por edhe Vllazninë, Adën dhe Velipojën./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI