Flash

Filmimet duke thithur kokainë/ SPAK tërhiqet nga hetimi për Lefter Allën

Lapsi.al 18 August 2020
Filmimet duke thithur kokainë/ SPAK tërhiqet nga hetimi për

SPAK ka pushuar hetimet për ish kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Hetimet ndaj Allës nisën në janar të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se Alla shfaqej duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali. Ndaj ish-kryebashkiakut rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Ai u thirr me urgjence në SPAK për të dhënë shpjegime rreth videos, ku deklaroi se nuk mbante mend të kishte patur episode të tilla dhe se ai filmim nuk kishte të bënte me të.

Mes të tjerave Alla, i ka kërkuar prokurorisë ti vinte në dispozicion një filmim me të qartë, me qëllim që të mund të jepte shpjegime te detajuara, dhe ka theksuar se nuk i njeh personat e tjerë të shfaqur në video.

Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se ai nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Prokuroria urdhëroi gjithashtu dhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla.

Sipas “News 24”, në dosje thuhet se ekspertët dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.

Sipas prokurorit Nakuci, cështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban elemente të veprës penale.

Dosja i është dorëzuar gjykatës së Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pritet që në shtator gjykatësi, Sandër Simoni të dalë me vendim.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI