Flash

Mediat italiane: 7 raste të importuara me Covid nga Shqipëria

Lapsi.al 19 August 2020
Mediat italiane: 7 raste të importuara me Covid nga Shqipëria

"Trendi i infeksioneve të personave që kthehen nga vendet e huaja është konfirmuar edhe në zonën e Cesenate. Në 24 orët e fundit, krahina numëron gjashtë raste të reja, të gjitha në zonën e Cesena-s, dhe të gjitha kanë të bëjnë me njerëzit që janë kthyer nga jashtë.

Një familje prej 4 personash u konfirmuan me Covid-19 në Gambettola, të cilët ktheheshin nga Shqipëria”, kështu shkruajnë mediat italiane, ndërsa theksohet se pjesa më e madhe e të infektuarve në këtë rajon janë të importuara.

Ndërkohë edhe ditën e djeshme në rajonin e Puglias u raportua për 3 shqiptarë me Covid-19 të cilët kishin udhëtuar nga Shqipëria.

Autoritetet italiane të shëndetësisë janë shprehur të shqetësuara për të ardhurit që hyjnë brenda vendit, të cilët rezultojnë pozitiv për Sars – Cov 2 dhe më herët vendosën që qytetarët e disa shteteve përfshirë edhe Shqipëria të karantinohen për 14 ditë.

Të këshilluara

Sulmohet ambasada turke në Athinë

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të a...

18:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI