Flash

Lirohet Rois Babasi, djalit të ish-deputetit të PD-së i mbaron afati i arrestit me burg që mori pas përleshjes në ish-Bllok

Lapsi.al 20 August 2020
Lirohet Rois Babasi, djalit të ish-deputetit të PD-së i mbaron

Rois Babasi, 22 vjeç, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike Ndriçim Babasi, ka lënë qelinë, 10 ditë pasi u la nën masën “arrest me burg”. Mësohet se Babasit, i ka mbaruar afatit i masës që Gjykata dha para dhjetë ditësh, dhe për pasojë është liruar.

Ditën që dha masën e arrestit, Gjykata shtoi se gjatë këtyre ditëve, do të punohej për të siguruar prova të tjera, në lidhje me përleshjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, por siç duket, kjo gjë nuk është bërë dhe 22-vjeçari është lënë i lirë.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i ish-deputetit, Even Babasi, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri, 39-vjeçarin Gazmir Bushaj dhe për ‘armëmbajtje pa leje’.

Sherri mesnatën e 16 korrikut përfshiu disa djem biznesmenësh e ish-deputetësh në mesin e ish-Bllokut, pranë Vilës së ish-Diktatorit Enver Hoxha. Bëhet fjalë për Ervis Bajraktarin, Ritvan Toskajn, Fatmir Hysenbelliun bashkë me truprojën e tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit Tom Doshi dhe dy djemtë e ish-deputetit të PD-së, Ndriçim Babasi, Even dhe Rois Babasi.

I gjithë sherri nisi për një vajzë. Pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit ku ishin ulur dy grupet kriminale, tregojnë se si ndodhi e gjithë ngjarja. Në pamje shihet sesi rreth orës 00:30 truproja i F.H., Gazmir Bushaj shkon me thikë dhe qëllon Rois Babasin, dhe në momentin kur tenton që ta qëllojë për herë të dytë, ai plagoset në këmbë nga Even Babasi, i cili shkon të mbrojë të villain dhe e qëllon 39-vjeçarin me “Bereta”.

Rois Babasi mori një plagë thike në krah dhe u shtrua në një spital privat ku iu komunikua edhe masa e sigurisë nga Gjykata. 39-vjeçari, u vu nën hetim pasi ka qëlluar me sende të forta të riun Babasi.

Të këshilluara

Sulmohet ambasada turke në Athinë

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të a...

18:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI