Flash

RRËFIMI/ Përdoruesi i drogës nga Tirana tenton të vrasë veten: Kam një familje të mrekullueshme, krijova varësi ndaj heroinës

Lapsi.al 20 August 2020
RRËFIMI/ Përdoruesi i drogës nga Tirana tenton të vrasë

Një përdorues droge , që i kishte premtuar familjes se do bënte të pamundurën të shpëtonte nga varësia, tentoi të vrasë veten menjëherë sapo ai u kthye përsëri tek droga. A.H , 36 vjeç, kur doli nga gjendja kritike për jetën, tregoi se çfarë e kishte shtyrë t’i jepte fund jetës.

“ Jam I martuar, kam një familje të mrekullueshme, fëmijë model dhe grua model. Para ca kohësh ju dhashë fjalën që nuk do përdorja heroinë. Kam tre vjet që e kam lënë, por së fundmi jam kthyer sërisht dhe përdor hashash. Me vriste ndërgjegjja” deklaron në polici I riu.

36 vjeçari sipas raport ngjarjes së mbajtur nga policia u gjet pa ndjenja në automjetin e tij që e kishte parkuar brenda rregullave në kryeqytet tha një burimi gazetës Si. “Djali ynë ka qenë përdorues droge. Prej dy vitesh e shkëputëm nga droga, kemi luftuar shumë dhe kemi bërë gjithçka. Ai nisi jetën nga fillimi, po trajtohej me metadon “-rrëfen I ati I cili ka treguar se ndërkohë I biri kishte nisur një jetë të re dhe larg drogës.

Por…

Kur A.H. doli nga gjendja shumë e vështirë rrëfeu aktin ekstrem që ndërmori për të cilin shfaqi pendesë

“Nga sedra, e bëra nga sedra. Më dukej sikur dështova, sikur do t’i zhgënjeja prindërit, përpjekjet e tyre për të më larguar nga droga”-I tha ai agjentëve të policisë

Agjenti e pyet 36 vjecarin se ku e kishte gjetur helmin?

“Shkova në një dyqan. Ju thashë dua bar miu të zhduk ca minj. Çfarë gabimi që bëra, jam penduar dhe do më brejë ky gabim”

I ati , shpjegon se si I biri filloi sillej ndryshe. “Ai kishte një javë që kthehej vonë në shtëpi dhe unë e dalloja që kishte diçka, që e shqetësonte. Po prisja të ulej e të na hapej. Ne si prindër shkrimë çdo pasuri që kishim që ta shkëpusnim nga droga.

Ai ishte I zënë me punë dhe ishim të bindur që puna po e ndihmonte”- tregon I ati I cili I kërkoi policisë që të zbulonte se cilët ishin personat që I kanë ofruar të birit hashash duke e tunduar që më pas ai t’i kthehej edhe heroinës.

Të këshilluara

Sulmohet ambasada turke në Athinë

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të a...

18:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI