Flash

Pandemia rriti ndjeshëm çmimet e ushqimeve në Shqipëri: Të pestët në Europë për rritjen më të lartë që prej marsit

Lapsi.al 20 August 2020
Pandemia rriti ndjeshëm çmimet e ushqimeve në Shqipëri:

Pandemia e Covid-19 ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me rritjen më të madhe të çmimeve të konsumit, duke u renditur në vendin e 5 mes 31 shteteve europiane, shumica prej të cilave anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas llogaritjeve të Institutit të Statistikave me metodologjinë e BE-së, rezulton se inflacioni për muajin Korrik në vendin tonë është 2.1%, ku rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te ushqimet me 4.3%, transporti me 3.6% dhe pije alkoolike dhe argëtim.

Gjatë muajit të shkuar të gjitha çmimet janë rritur, me përjashtim të veshjeve dhe grupit energji elektrike, ujë dhe qira.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur mesatarisht me 5% çdo muaj që prej nisjes së pandemisë, ndërsa përpara nisjes së epidemisë vendi ynë ishte në fund të listës së vendeve europiane sa i takon rritjes së çmimeve.

E para në Europë për rritjen më të madhe të çmimeve është Hungaria, e ndjekur nga Polonia, Çekia, Rumania dhe Shqipëria, ndërsa rritjen më të ulët të inflacionit në këtë periudhë e ka Greqia, Qipro, Estonia, Zvicra, Spanja dhe Kroacia.

Rritja e çmimeve të ushqimeve nisi në muajin mars, e shoqëruar edhe me rritjen e çmimeve të materialeve ndihmëse mjekësore si maska dhe dezifektantë, çka bëri që Autoriteti i Konkurrencës të niste një hetim për këtë treg, por deri tani asnjë prej tregtarëve nuk është ndëshkuar./TvKLan

Të këshilluara

Sulmohet ambasada turke në Athinë

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të a...

18:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI