Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Tenderi 80 milionë dollarë i uniformave, kallëzohen në SPAK Olta Xhaçka e Sandër Lleshaj

Lapsi.al 4 August 2020
Tenderi 80 milionë dollarë i uniformave, kallëzohen në SPAK

Grupi parlamentar opozitar “demokrat” dorëzoi dje në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) një padi kundër dy ministrave të qeverisë, Sandër Lleshajt dhe Etilda Gjonajt, për procedurat e tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit.

Padia e dorëzuar nga Murrizi dhe deputetët Halit Valteri e Arlind Çaçani ka si objekt procedurat e ndjekura në tenderin “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, ku fitues është shpallur “D&E sh.p.k.”, duke mposhtur konkurrencën e dy kompanive të tjera nga Kroacia dhe Turqia.

“Fituesi i paracaktuar, ishte firma ‘D&E sh.p.k.’, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara, dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepë se operatori i klasifikuar si i pari. Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020, dhe sipas ligjit, klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020″, thuhet në padinë e depozituar dje në SPAK nga opozitarët parlamentarë.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar “demokrat”, Myslim Murrizi, në daljen para mediave pasi dorëzoi padinë në SPAK, u shpreh se ka besim që drejtësia do të shprehet për këtë rast, ku sipas tij, shkeljet janë flagrante.

“Patjetër janë të gjitha detajimet, kartat teknologjike, shpallja e parë për katër vite, numri i artikujve 762 mijë, ulja drastike e numrit të artikujve dhe ruajtja e së njëjtës vlerë. Pra, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ka Komisioni i Blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Ka personazhe konkrete, sepse Komisioni i Blerjeve të Brendshme ka kryetar, ka anëtarë, janë 5 anëtarë. Por besoj se SPAK-u po të hetojë, do të gjejë një lidhje të çuditshme dhe interesante me këtë subjekt, që ka objekt të veprimtarisë gremina dheu, dhe për çudi në shtetin shqiptar merr tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes, tenderat e Drejtorisë së Burgjeve dhe së fundmi tenderin e Ministrisë së Brendshme. Vetëm në këtë tender diferenca midis lançimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4-5 milionë euro. Ftoj SPAK-un që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepësi, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepësi dhe janë të specializuara për uniformat? Nuk e di. Është një hamendësim i imi, por drejtësia besoj do të zbardhë nëse nuk është me karamele në fyt, nëse nuk është e kapur”, tha Myslim Murrizi.

Të këshilluara

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetë...

08:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI