Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Berisha i del në mbrojtje Ylli Ndroqit: Narkopushtetarët deri dje ndanin pompe e salltanete me pronarin e Ora News

Lapsi.al 3 August 2020
Berisha i del në mbrojtje Ylli Ndroqit: Narkopushtetarët deri dje

Ish kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të SPAK për të sekuestruar pasuritë e biznesmenit Ylli Ndroqi.

Në një postim në rrjete sociale Berisha ka sulmuar organet e drejtësisë, sipas së cilit ai po sulmohet jo se i ka pasuritë me origjinë të dyshimtë, por për shkak të guximit, profesionalizmit dhe pavarësisë gazetareske.

Postimi i plotë:

Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetareve te Ora News!

Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora News ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.

Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte prej gangsteresh te narkopushtetareve qe deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e Ora News kurse sot te tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigimet e gazetareve te ketij televizioni jane versulur kunder tyre duke deshmuar qarte se Ylli Ndroqi nuk eshte akuzuar per shkak te pasurive te tij me origjine te dyshimte sepse te tilla jane Sarajet e Surrelit, pallati ne paje etj etj te Edvin Kristaq Xibrakes, por ai eshte viktime e guximit, profesionalizmit dhe pavaresise se gazetareve te mediave te tij. sb

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI