Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Vrasja në Fushë-Prezë, dyshimet e para për eleminimin e taksistit që punonte në të zezë

Lapsi.al 3 August 2020
Vrasja në Fushë-Prezë, dyshimet e para për eleminimin e

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. 71-vjeçari, shtetasi Abdulla Budlla është konstatuar pa shenja jete, i shtrirë në anë të rrugës.

Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, pasi ka dyshime se është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje është gjendur mjeti që lëvizte viktima, ndërsa Abdulla Budlla është gjendur pa shenja jete jashtë automjetit.

Viktima punonte si taksist në të zezë, por kjo nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Autorët kanë qëlluar nga tre a katër metra larg drejt 71-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI