Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

“Asnjë garanci për vaksinë efektive kundër COVID-19”, ekspertët gjermanë ‘kundër’: Do ta kemi së shpejti

Lapsi.al 4 August 2020
“Asnjë garanci për vaksinë efektive kundër

Edhe pse e gjithë bota është në kërkim të një vaksine kundër Covid-19, ekspertët e OBSH-së janë skeptikë dhe thonë se kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”.

Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me virusin Corona. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe Drejtori i Emergjencave i OBSH-së, Mike Ryan, paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde, si mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronën.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: maska duhet të bëhet “simbol i solidaritetit” në të gjithë botën” – tha Tedros gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. Rruga për rikthimin në normalitet do të jetë e gjatë.

“Nuk ka garanci për vaksinë efektive”

Sipas dy ekspertëve të OBSH-së kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”. Aktualisht janë në fazën e tretë vendimtare të zhvillimit klinik një numër vaksinash, “dhe të gjithë shpresojmë të kemi një varg vaksinash që mund të mbrojnë njerëzit nga infeksioni”, thanë Tedros dhe Ryan. Sidoqoftë nuk ka asnjë garanci për një vaksinë plotësisht efektive. Ndoshta vaksinat do të ofrojnë mbrojtje kundër SARS-CoV-2 vetëm për disa muaj.

Optimizëm nga Gjermania

Kurse ekspertët e Institutit “Paul Ehrlich” që është përgjegjës për miratimin e prodhimeve mjekësore në Gjermani dhe në këtë mënyrë edhe për vaksinat e reja, mendojnë krejtësisht ndryshe.

Presidenti i këtij instituti, Prof. Dr. Klaus Cichutek, tha në televizionin publik gjerman ZDF se është i sigurt që së shpejti do të ketë një vaksinë kundër virusit Corona. Rezultatet e para të studimeve klinike tregojnë që “disa vaksina vërtetë mund të nxisin një reagim specifik të imunitetit të njeriut ndaj SARS-CoV-2”, tha ai./DW

Të këshilluara

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetë...

08:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI