Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari që do kryente sulm terrorist ne Shqipëri

Lapsi.al 4 August 2020
Ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari që do kryente sulm terrorist

Ekstradohet në Gjermani shtetasi nga Taxhikistani Komron Zukurov. 24-vjeçari Zukurov kërkohej në Gjermani si pjesë e një grupi terrorist.

Ai u arrestua nga Antiterrori më datë 29 prill. Më 12 qershor Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e terroristit të ISIS drejt Gjermanisë.

Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri.

Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.

Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov mos ekstradohet në vendin e tij, Taxhikistan, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtuar dhe dhunuar nga regjimi diktatorial i vendit aziatik duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm që i kanë bërë aty 24-vjeçarit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezultoi se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kesaj periudhe rrinte në një shtepi me qira shumë pranë qendrës së Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Të këshilluara

Man United zbulon fanellën për sezonin e ri

Manchester Unitedi ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2020/21, të cilën do të kenë mundësi ta veshin në Ligën e Kampionëve, pasi Djajtë e Kuq e siguruan kuali...

10:26

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetë...

08:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI