Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Erion Veliaj pozitiv me Covid-19, dilte pa maskë në publik

Lapsi.al 28 July 2020
Erion Veliaj pozitiv me Covid-19, dilte pa maskë në publik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se është infektuar me Covid-19. Në një njoftim në rrjetet sociale, Veliaj njoftoi se doli pozitiv në testin e covid, por është në gjëndje të mirë shëndetësore, bashkë me familjen e tij.

"Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!" shkruan Veliaj që nga sot është në karantinë.

Por Veliaj është parë në disa aktivitete ditët e fundit pa maskë, madje shumë pranë qytetarëve në moshë të thyer. Më poshtë disa nga fotot, kur Veliaj me shumë gjasë ka qenë i infektuar dhe ka qëndruar shumë pranë personave të tjerë duke rrezikuar të përhapë virusin.

FOTO E DATëS 25 KORRIK ME RASTIN E TIRANES 100 VITE KRYEQYTET

 

[caption id="attachment_532997" align="alignnone" width="976"] FOTO E DATES 24 KORRIK NE FARKE[/caption]

[caption id="attachment_533003" align="alignnone" width="863"] Veliaj pa maske, foto 24 korrik[/caption]

[caption id="attachment_533004" align="alignnone" width="960"] Veliaj pa maske, foto 23 korrik[/caption]

Të këshilluara

Rama, loja e fundit e një humbësi

ERGYS MËRTIRI/ Saga e reformës zgjedhore tashmë është shndërruar në komedi. Pas një rrugëtimi të gjatë e të mërzitshëm për miratimin e kodit zgjedhor, kur gj...

07:47

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI