Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Kufizimet e pandemisë/ Vazhdon punën normalisht pishina e deputetit të PS-së afër Surrelit

Lapsi.al 21 July 2020
Kufizimet e pandemisë/ Vazhdon punën normalisht pishina e deputetit

Në kulmin e përpjekjeve për të zbutur infeksionet e Covid-19, atëherë kur qeveria po arrin në vendime absurde sa ndalon edhe muzikën nëpër lokale, në Tiranë mund të gjesh disa oaze paligjshmerie, nga ato që dëshmojnë se "rilindasit" e konsiderojnë pandeminë jo vetëm krizë, por edhe mundësi, per t'u majmur. Kush është ngjitur drejt Dajtit këto ditë të nxehta, nuk ka qëndruar indiferent ndaj pishinës ende të hapur "Select Hill", një biznes imun, jo aq nga koronavirusi, se sa nga ashpërsia e vendimeve të Këshillit të Ministrave. Ky biznes, si pak të tjerë të ngjashëm me të në Tiranë, vazhdon të funksionojë normalisht, pavarësisht rregullave të pandemisë. Lufta ndaj koronavirusit varet pikësëpari, nga kujdesi personal dhe mjekët shpesh kanë përsëritur së plazhi dhe pishinat kanë pak gjasa të kthehen në vatra infeksioni. Por problemi është së pak javë më parë, grupe policësh u sulen për të mbyllur dhe gjobitur pishinat e tjera në periferi të kryeqytetit, përmes një aksioni të dirigjuar nga shefat e tyre.

(Pishina te mbyllura)

(Pishina te mbyllura)

(Pishina te mbyllura)

Mbyllja dhe gjobat për administratorët e pishinave u krye në bazë të aktit normativ nr.3 data 15.03.2020, i nxjerrë gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Ky ishte urdhëri që mbylli asokohe, jo vetëm pishinat, por edhe lokalet e natës edhe transportin publik. Pas përfundimit të periudhes së gjëndjes së jashtëzakonshme, pishinat u hapën serish, me hapjen edhe te plazheve. Por kaluan pak ditë dhe policet e Sandër Lleshajt i vunë drynin dhjetera bizneseve në Tiranë, duke nxjerrë në rrugë qindra te punësuar. Por ndryshe ndodhi me pak "klientë" apo "dashamirës" të Rilindjes që duket se kanë gjetur gjuhën si me policët e lagjes, ashtu edhe me drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë. Por përse nuk u prek Select Hill? Mediat shkruajnë se pishina dhe hoteli i përket familjes së deputetit të Rilindjes, Xhemal Qefalia.

https://dosja.al/sju-durua-deputeti-qefalia-hap-dyert-e-resortit-me-pishina-ku-lahen-qytetaret-fton-klientet-publikisht-dhe-injoron-rregullat-e-qeverise-jemi-gati/

Në fakt, ka qënë një ndër të parat që nisi punën ende pa mbaruar periudha e pandemisë në 23 qershor. Ky mund të jetë një shembull modest në baterdinë e menaxhimit të pandemisë nga Edi Rama me të tijtë, por qindra të papunët në rrugë, duhet të kuptojnë se sakrificat nuk rëndojnë gjithmonë për shkak të skenarëve katastrofikë të koronavirusit, por edhe se "mjeshtrat e Rilindjes" para ligjit janë më të barabartë se të tjerët.

©LAPSI.AL

[video width="480" height="832" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-21-at-15.38.46.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Rama, loja e fundit e një humbësi

ERGYS MËRTIRI/ Saga e reformës zgjedhore tashmë është shndërruar në komedi. Pas një rrugëtimi të gjatë e të mërzitshëm për miratimin e kodit zgjedhor, kur gj...

07:47

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI